FOTOT/ Nuk i lë vend imagjinatës, Rita Ora çmend fansat me fustanin transparent

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 09.01.2023, 17:52

Rita Ora i ka mësuar tashmë ndjekësit e saj së fundmi me paraqitje të guximshme.

Këngëtarja zgjedh veshje me motive zbuluese apo fustane me transparentë, në të cilat trupi mund të themi se duket thuajse lakuriq. Madje, ajo nuk heziton t’i veshë në tapetin e kuq.

Në një dalje të fundit në një festë të para-Golden Globes me bashkëshortin Taika Waititi, 32-vjeçarja u shfaq me një fustan prej dantelle, transparent pa reçipeta.

Ajo poshtë ka veshur një palë të brendshme të zeza dhe sandale të zeza, ndërsa look-un e saj e ka kompletuar me një palë vathë të gjatë.

Fotot nga pamja e saj tashmë po bëjnë xhiron e internetit, ku publiku i saj ka lënë komente mjaft pozitive, si për stilin, ashtu edhe për linjat trupore të saj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit