Dyshime nëse do të aktivizoje Ronaldon, Portugalia prezanton trajnerin e ri

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 09.01.2023, 13:39

Që në momentin kur Fernando Santos vendosi të lërë në stol Cristiano Ronaldon, stoli i Portugalisë u kthye në një çështje të nxehtë. Pas eliminimit nga Maroku në Botëror, federata portugeze vendosi të ndahet me trajnerin, i cili e nxori kampion Europe ekipin për herë të parë në histori.

Së fundmi për stolin luzitan janë përmendur shumë emra, mes tyre edhe Jose Mourinho. Gjithsesi, ditën e sotme federata portugeze ka bërë me dije se ish-trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez, do të jetë tekniku i ri i Portugalisë. Ai ka firmosur deri në vitin 2026.

Martinez la stolin e Belgjikës pas një Botërori tërësisht zhgënjyes, ku nuk arriti të kalojë as grupet. Problemi i parë me të cilin Martinez do të përballet, është Ronaldo. Portugezi, i transferuar së fundmi në Arabi, la Europën për të kaluar në Arabinë Saudite dhe mbetet për tu parë nëse do të grumbullohet nga trajneri i ri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit