Akuzoheshin për vrasjen e një ushtari/ Ekzekutohen dy burra në Iran

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.01.2023, 19:28

Irani ekzekutoi sot dy burra për vrasjen e një anëtari të forcës paraushtarake në nëntor gjatë protestave.

Vrasjet e fundit dyfishojnë numrin e ekzekutimeve deri më tani në lidhje me protestat mbarëkombëtare. Dy burra të tjerë u vranë në dhjetor duke shkaktuar zemërim global.

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut dënoi ekzekutimet, të cilat tha se pasuan gjyqe të padrejta të bazuara në rrëfimet e detyruara.

“Ne i bëjmë thirrje Iranit që të ndalojë të gjitha ekzekutimet”, thuhet në Twitter.

Ministri i Jashtëm britanik, James Cleverly, dënoi ekzekutimet dhe i kërkoi Iranit që të përfundojë menjëherë dhunën kundër popullit të vet.

“Ekzekutimi i Mohammad Mahdi Karami dhe Seyed Mohammad Hosseini nga regjimi iranian është i neveritshëm”, tha Cleverly në Twitter.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit