Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Dijarbakir, të Turqisë.
Si pasojë e përmbysjes së autobusit, i cili ishte i mbushur me pasagjerë kanë humbur jetën pesë persona dhe 22 të tjerë mbetën të plagosur.
"Sipas të dhënave paraprake, 5 persona, përfshirë një fëmijë, u vranë dhe 22 persona u plagosën kur një autobus pasagjerësh u përmbys në Dijarbakır", tha kanali televiziv TRT Haber.
Sipas njoftimeve, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin duke rrëshqitur dhe shkak është bërë lagështira në rrugë.