VIDEO/ Momenti kur klienti vret me armë grabitësin e restorantit, viktima ishte i armatosur

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 07.01.2023, 16:15

Një klient në një restorant meksikan në Houston qëlloi dhe vrau një grabitës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes bëri të ditur policia lokale. Dëshmitarët i thanë policisë se një burrë i veshur me maskë hyri në restorant dhe u drejtoi klientëve armën, duke i kërcënuar se do t’i vriste nëse nuk i jepnin paratë e tyre.

Teksa rrëmbeu paratë nga tavolina në tavolinë, një nga klientët nxori armën e tij dhe qëlloi disa herë grabitësin, duke e vrarë atë. Më pas klienti mori të gjitha paratë që kishte marrë grabitësi dhe ua ktheu klientëve të tjerë përpara se të largohej nga lokali.

Kur mbërriti policia, ata e gjetën grabitësin të vdekur. Policia tha se ai ishte një djalë rreth të 20-ave, por identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur. Në të njëjtën kohë, ndaj klientit, i cili është në kërkim nuk është ngritur asnjë akuzë.

Shihni videon këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit