Shtyhet ëndrra e Zidane, Deschamps në krye të Francës deri në Botërorin e ardhshëm

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.01.2023, 11:56

Kishte shumë dyshime, por tani jo më. Didier Deschamps do të vijojë në krye të kombëtares së Francës edhe për tre vite të tjera, ku të paktën në letër do të drejtojë skuadrën në Europianin dhe në Botërorin e radhës.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Franceze e Futbollit, që njofton zgjatjen e kontratës deri në vitin 2026 të trajnerit, që është në krye të “Gjelave” që nga 2012-ta dhe ka arritur të fitojë Botërorin e dytë në historinë e Francës.

Zinedine Zidane po priste me shumë kureshtje pas derës zhvillimet për të ardhmen e Deschamps, pasi dëshira e tij e madhe ishte që të drejtonte kombëtaren. Gjithsesi, kjo ëndërr do të shtyhet për ish-mesfushorin, që tashmë pritet të marrë një klub të madh.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit