Arrestimi i djalit të “El Chapo” kthehet në masakër/ 29 të vrarë nga përplasjet bandë-Polici

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.01.2023, 19:03

Ditën e djeshme është arrestuar djali i bosit famëkeq të drogës “El Chapo”, Ovido Guzman. Por operacioni për kapjen e tij është kthyer në një masakër të vërtetë, pasi 19 anëtarë të dyshuar të bandës dhe 10 ushtarë u vranë gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes së Sinaloa, Luis Crescencio Santoval, i cili tha se trazirat u përqendruan në qytetin Culiacan, kryeqyteti i Sinaloa, shtëpia e kartelit të fuqishëm të kryesuar nga "El Chapo" deri në arrestimin e tij në 2016 dhe ekstradimin e tij në SHBA vitin e ardhshëm.

Në konferencën për shtyp të dhënë nga Sandoval, ai tha se janë arrestuar gjithsej 21 persona dhe fatmirësisht nuk ka raportime për vdekje të civilëve.

Ovidio Guzman, 32 vjeç, u arrestua në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe u transportua me avion në Mexico City. Ai po mbahet në një burg të sigurisë maksimale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit