Skandali i korrupsionit në Parlamentin Europian/ Rrezikohen marrëveshjet e gazit me Katarin

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.01.2023, 18:04

Skandali i korrupsionit që ka përfshirë Parlamentin Europian u thellua edhe më tej këtë javë pasi zyrtarët njoftuan se do të kërkonin heqjen e imunitetit për dy anëtarë të këtij institucioni të akuzuar se kanë marrë rryshfet nga Katari.

Tashmë disa ligjvënës europianë po kërkojnë rishqyrtimin e politikave ndaj Katarit, përfshirë votimin për liberalizimin e vizave për qytetarët e këtij vendi.

Mesa duket Katari ka synuar të ndikojë këtë vendimarrje. Aktualisht vendimmarrja për heqjen e vizave është pezulluar”, thotë André Wolf, nga Qendra për Politika Europiane.

Katari ka mohuar akuzat se ka tentuar të korruptojë zyrtarët europianë dhe ka paralajmëruar se po rrezikohen marrëdhëniet me Europën.

Gjermania dhe Belgjika janë mes vendeve të Bashkimit Euopian që kanë firmosur marrëveshje për të blerë gaz nga Katari, ndërsa vendet e bllokut po tentojnë të mos varen më nga gazi rus pas sulmit të Moskës ndaj Ukranës.

Për shkak të instrastrukturës së zhvilluar dhe afërsisë me Europën, Katari do të luajë një rol të rëndësishëm. Do të luajë rol edhe më të rëndësishëm për nevojat e Europës për import të gazit”, thotë Wolf.

Katari u përball me kritikat e Evropës edhe mbi respektimin e të drejtave të njeriut gjatë muajit të kaluar, gjatë kampionatit botëror të futbollit.

“Ndikoi në disa çështje të rrënjosura mjaft thellë që lidhen me kulturën dhe fenë, të cilat nuk duhen përzierë me Kupën e Botës apo çështje të tjera politike. Mendoj se marrëdhëniet e ndërsjellta mund ta kapërcejnë këtë periudhë, sepse është në interesin e të dyja palëve të bashkëpunojnë”, thotë Wolf.

Presidentja e Parlamentit Evropian ka paralajmëruar se procedimet penale po dëmtojnë besimin tek Bashkimi Europian dhe gjithçka që përfaqëson unioni.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit