Kapet djali i bosit të drogës ‘El Chapo’/ Përplasje me armë në aeroport (VIDEO)

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 06.01.2023, 16:39

Autoritetet meksikane kanë arrestuar Ovidio Guzmán, djalin e famkeqit të drogës Joaquin "El Chapo" Guzmán.

CNN, referuar një burimi nga qeveria federale e Meksikës, shkruan se operacioni i vështirë u konkludua të enjten në shtetin verior të Sinaloa dhe çoi në përleshje në qytetin Culiacán.

Guzmán përshkruhet si "një anëtar i rangut të lartë i kartelit Sinaloa" në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara më 16 dhjetor , përpara arrestimit të tij. Ai ishte arrestuar më parë nga autoritetet federale në tetor 2019, por u lirua me urdhër të Presidentit Andrés Manuel López Obrador për të shmangur gjakderdhjen e mëtejshme.

Ndërkohë, një situata dramatike është përjetuar në aeroportin e Culiacan, ku anëtarët e kartelit të drogës nisën të qëllojnë me armë të kalibrit të lartë në drejtim të ushtrisë meksikane. Momentet e ankthit dhe terrorit u përjetuan edhe nga pasagjerët e një avioni, i cili ishte duke u ulur në atë momente në pistë.

Shihni videon këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit