Lotët e fundit të gëzimit, si Vialli festonte si i çmendur dhe përqafonte Mancinin në triumfin e Italisë

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.01.2023, 11:55

Lajmi i trishtë i vdekjes së Gianluca Viallit erdhi paraditen e sotme në Itali dhe pushtoi gjithë kombin italian dhe futbollin botëror, pas luftës me kancerin e pankreasit. Ai ndërroi jetë paraditen e sotme në një spital në Londër.

Në vitin 2019 Vialli iu bashkua Kombëtares si koordinator i skuadrës dhe u largua nga kjo detyrë më 14 dhjetor të vitit të shkuar, pikërisht për shkak të gjendjes së përkeqësuar të shëndetit të tij. Në këtë aventurë ai u shpall bashkë me skuadrën si fitues i kampionatit Europian në vitin 2021.

Skuadra e Mancinit mposhti Anglinë dhe fitoi kampionatin e dytë evropian në Wembley, që u detyrua të heshtë dhe të shohë gëzimin e të kaltërve të Mancinit. Një nga momentet prekëse ishte kur pikërisht Vialli, futej brenda në fushë dhe festonte si i çmendur.

Me lot gëzimi në sytë e tij, personi i parë që përqafoi ishte trajneri Mancini. Më pas, i ndjeri e ka komentuar atë përqafim në ndoshta momentin e fundit kur ai ka lëshuar lot gëzimi në jetën e tij. “Në atë përqafim ka dashuri, miqësi mes nesh dhe të gjithë italianëve. Ishte diçka tepër e veçantë”, kishte rrëfyer Vialli.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit