Viti 2023 e gjen shëndetësinë e Manastirliut si në Mesjetë, Spitali i Durrësit nxjerr kovat pasi pikon tavani    

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.01.2023, 21:17

Ogerta Manastirliu, ministrja aktuale e shëndetësisë, vazhdon ditë pas dite me propagandën e saj në rrjetet sociale.

Duke parë videot dhe postimet e zonjës në fjalë, krijohet përshtypja se sistemi shëndetësor në Shqipëri është më i miri në botë. Por a është kështu realiteti?

Natyrisht që jo. Në të vërtetë shëndetësia në Shqipëri ka një sërë problemesh që janë të paimagjinueshme në çdo vend të Europës.

Njëri prej tyre është edhe ai që do të shikoni në vijim. Në Spitalin e Durrësit janë vendosur kova uji në dysheme pasi pikon tavani.

Kanë qenë qytetarët ata që kanë dërguar me tmerr pamjet pranë redaksisë sonë ku duket qartë se gjendja është si në Mesjetë pavarësisht se jemi në vitin 2023.

Video është filmuar sot pasdite rreth orës 18 në katin e parë të Spitalit të Durrësit, në pavijonin e imazherisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit