VIDEO shokuese/ Një turmë meshkujsh dhunojnë 17-vjeçaren se nuk ishte veshur “në mënyrën e duhur”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 04.01.2023, 17:35

Një video tronditëse po bën xhiron e rrjetit, pasi një vajzë adoleshente sulmohet nga një turmë e madhe të rinjsh dhe burrash, pasi sipas tyre ishte veshur "në mënyrë të pahijshme" në një event në Irak.

Në video shihet vajza e vetme në vendngjarje duke tentuar të arratiset nga frika, ndërsa meshkujt e ndjekin, e rrahin dhe e quajnë “kurvë”.

Incidenti sipas DailyMail ndodhi në një garë me motorë në rajonin kurd Sulaymaniyah të Irakut dhe videoja u kap dhe u shpërnda në mediat sociale nga një konkurrent.

Turma sulmoi adoleshenten sepse ajo po shqetësonte pjesëmarrësit me veshjen e saj të pahijshme.

Një burrë shihet duke e shkelmuar teksa ajo bie në një makinë të parkuar, ndërsa të tjerët e rrethojnë. Vajza shoqërohej nga një shok mashkull i quajtur A Khanaq, i cili u përpoq të ndërhynte dhe ta shoqëronte drejt sigurisë. Por edhe ai u rrah dhe u godit me thikë nga turma sipas raporteve lokale.

16 burra u arrestuan nga policia e Sulejmanisë në lidhje me incidentin, ndërsa disa thika dhe shpata u gjetën gjithashtu tek të dyshuarit.

Shihni videon këtu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit