“Mallkimi i Divjakës”/ 2 aksidente me vdekje brenda javës, mungon sinjalistika dhe ndriçimi

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.01.2023, 22:10

Mbrëmjen e sotme ju njoftuam për një tjetër aksident me pasojë vdekjen në Divjakë.

Sipas banorëve të zonës, nuk bëhët fjalë për një rastësi pasi në vetëm një javë janë regjistruar dy aksidente vdekjeprurëse.

Sipas tyre shkak është mungesa e sinjalistikës dhe e ndriçimit.

Rruga nuk ka asnjë barrierë mbrojtëse dhe është shumë e lëhtë të përfundosh në kanal.

Në vijim mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

Pershendetje Joq! Aksidenti i dyte brenda nje jave. Çerme-Sektor, Terbuf, Divjake. Asnje sinjalistike, edhe i pari me pasoje vdekje, dhe ky i sotmi me pasoje vdekje. Asnje sinjalistike, asnje barriere, po vjen rruga e drejt dhe direkt ne kanal... Pa drita, pa asgjë.... Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit