“Çmendet” Manastirliu, harxhon 100 milionë lekë për të spostuar aparaturën nga Spitali Rajonal i Fierit në Spitalin Memorial të Fierit

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.01.2023, 21:08

Në prag të festave të Vitit të Ri, përkatësisht më datë 30.12.2022 ka ndodhur një çmenduri e vërtetë në tenderat e shëndetësisë.

Rezulton se Ogerta Manastirliu ka harxhuar gati 100 milionë lekë të vjetra me TVSH për çmontimin dhe më pas montimin e një aparature nga Spitali Rajonal i Fierit në Spitalin Memorial të Fierit.

Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-49660-11-11-2022.

Objekti i tij është “Lot 1 – Çmontimi i angiografit nga Spitali Rajonal Fier dhe instalimi ne Spitalin Rajonal Memorial Fier, për një fond limit prej 8,101,080 lekë të reja pa TVSH ose rreth 100 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Pra rezulton se janë paguar gati 100 milionë lekë për të spostuar një aparaturë nga njëri spital në tjetrin brenda të njëjtin qytet.

Jo vetëm kaq por shikohet se kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës, pasi në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani.

Bëhet fjalë për BIOMETRIC ALBANIA në pronësi të shtetasit Artur Kadareja.

Kjo kompani duke qenë e vetmja pjesëmarrëse e ka patur mjaft të lehtë të fitojë. Madje po të shohësh ofertën e saj rezulton se është vetëm 800 lekë të vjetra më pak nga fondi limit i tenderit, një skandal më vete ky.

Pra firma fituese ka ofruar thuajse 100% të vlerës së fondit limit dhe ka fituar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit