Trafik i rënduar në dalje të Elbasanit, kthimi në Tiranë rezulton “mision i pamundur”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 02.01.2023, 18:16

Vazhdon edhe në këto momente një trafik tepër i rënduar në dalje të qytetit të Elbasanit.

Një numër tepër i madh automjetesh presin në rradhë të gjata në trafik për t’u futur në autostradën që të shpie në Tiranë.

Sipas një qytetari që ka dërguar pamjet filmike në këto momente, duket se kemi të bëjmë me një trafik kilometrik në drejtim të Tiranës.

Qytetari shprehet se ka mbi një orë që pret në trafik në dalje të Elbasanit dhe u bën thirrje qytetarëve të evitojnë këtë aks rrugor pasi do të mbeten në trafik për orë të tëra.

Në vijim mesazhi i mbërritur në redaksinë tonë:

Pershendetje Joq, kemi mbi 1 ore ne hyrje te Elbasanit per ne Tirane, trafik kilometrik, s’levizin makinat fare. Te kap frika me bë vizita ne dite festash tek te afermit. Ata qe kane ndermend mos udhetoni ne kete aks rrugor se mbetet ne trafik per ore te tera. Gezuar na mbetet te themi... Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit