VIDEO/ Udhëtimi i fundit i “Mbretit”, nisin nderimet për Pele në stadiumin e klubit të Santos

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 02.01.2023, 10:48

Kanë nisur mëngjesin e sotëm homazhet për ndarjen nga jeta të një prej futbollistëve më të mirë të historisë, Edson Arantes Do Nashimento “Pele”. Trupi i pajetë i tij në orët e para të mëngjesit është dërguar në stadiumin e klubit të Santos.

Me këtë skuadër ai kaloi pjesën më të madhe të karrierës dhe vendosi rekorde pafund. Rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm sipas orës braziliane, trupi i Pele trupi është zhvendosur nga spitali “Albert Einstein” në Sao Paulo ku ai ndërroi jetë, në stadiumin e Vila Belm.

Një karvan i gjatë forcash policie shoqëronin Pele në këtë udhëtim final të tij, teksa edhe në stadium janë ndërmarrë masa të larta sigurie. Edhe pse në një orar të papërshtatshëm, qindra tifozë po prisnin Pele në afërsi të stadiumit dhe kërkonin t’i bënin nderimin e fundit.

Homazhet do të vazhdojnë gjatë të gjithë ditës së sotme. Më pas trupi i tij të varroset në një varr vertikal në nekropolin e qytetit të Sao Paulos. Parashikohet që ky vend të shndërrohet në një pikë turistike, ku udhëtarë nga e gjithë bota do të mund ta nderojnë legjendën në banesën e tij të fundit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit