Si të dalloni nëse një mashkull është psikopat! Disa nga shenjat paralajmëruese

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 22.12.2022, 19:38

Sipas Shoqatës Amerikane të Psikiatrisë një në 100 medhkuj janë psikopatë. Prandaj, nuk është aspak e pamundur që gjatë jetës tonë të takojmë njërin prej tyre në rrugë, madje të kemi një lidhje me të, pasi shenjat nuk janë gjithmonë të dukshme.

Një psikopat është dikush që paraqet një sërë sjelljesh antisociale të cilat janë të lidhura me çrregullime në zonat e trurit që lidhen me emocionet.

Por cilat janë "këmbanat" në sjelljen e një mashkulli që na paralajmërojnë të largohemi?

  1. Është simpatik: Buzëqeshja e tij bën që edhe metalet më të forta të shkrihen. Por në realitet, sharmi i tij i parezistueshëm nuk mund të jetë gjë tjetër veçse një maskë, pas së cilës fshihen probleme të rënda mendore.
  2. Ai nuk tregon ndjeshmëri: Nuk pendohet për veprimet që lëndojnë të tjerët dhe për këtë arsye është i aftë të bëjë për çdo gjë.
  3. Vështirësi në krijimin e marrëdhënieve: Rasti i një burri që jo vetëm nuk ka pasur lidhje dashurie afatgjata, por nuk arrin të mbajë miqësi apo kontakte me të afërmit e ngushtë është të paktën i dyshimtë. Pas “vetmisë” së tij misterioze mund të fshihen faktorë seriozë patologjikë.
  4. Bëhet manipulues: Nuk do të ngurrojë të përdorë, madje të abuzojë, askënd në afërsi për të arritur qëllimin e tij. Pra, nëse zbuloni se ai po përpiqet t'ju ndryshojë mendjen me çdo kusht për diçka ose t'ju largojë nga miqtë tuaj sepse nuk i pëlqejnë ata, kushtojini vëmendje.
  5. Bëhet agresiv, qoftë me fjalë apo edhe me veprime: Mashkulli që në fillim duket simpatik dhe i sjellshëm, sapo të ndjejë se po ju kontrollon, mund të shndërrohet në një person krejtësisht tjetër, të dhunshëm.
  6. Ai shpik gënjeshtra flagrante: Ai jeton në një botë që e ka krijuar nga gënjeshtra, e cila mund të jetë imazhi i rremë i një fëmijërie ideale apo një karriere të lakmueshme që në realitet nuk ekziston.
  7. Nuk kërkon kurrë falje: Është i bindur se nuk gabon kurrë. Pra, në çdo mosmarrëveshje dhe përleshje, ai do të përpiqet t'jua hedhë fajin, duke ju fajësuar për gjithçka që ndodh dhe duke ju quajtur "të çmendur" kur duket qartë se e ka gabim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit