“Burri e ka penisin të madh! Ky është një problem shumë serioz në martesën time”

Shkruar nga: Y Pepa | Publikuar më: 17.12.2022, 13:44

Ju sjellim historinë e një gruaje që ka një problem në momentin që kryen marrëdhënie dhe nuk di si ta përballojë atë. Ajo kërkoi këshillën e Pamela Stephenson Conelly një psikiatre me bazë në SHBA dhe eksperte për çrregullimet seksuale. Ajo iu përgjigj përmes rubrikës së saj në Guardian.

Pyetje: Burri im ka një penis shumë të madh. Sa herë që bëjmë seks vagina ime dhemb. Ne përdorim lubrifikant silikoni (ato me bazë uji thahen shumë shpejt) dhe shmangim pozicione specifike, por pa asnjë rezulzultat. Kjo është e vetmja këshillë që kam mundur të gjej në internet dhe më vjen shumë në siklet t'ia them këtë gjinekologut tim. Ky është i vetmi problem në marrëdhënien me burrin tim.

Nuk e kam hasur kurrë më parë këtë. A ka ndonjë gjë tjetër që mund të bëj për të reduktuar dhimbjen? Jeta jonë seksuale është ndikuar ndjeshëm pasi ndihem nervoze dhe në ankth sa herë që përpiqemi të bëjmë dashuri. Sigurisht që nga frika nuk marr asnjë iniciativë. Burri im është shumë i kuptueshëm. Jemi të kënaqur me seksin oral, por me mungon intimiteti qe ndjej me penetrimin. Ne kemi qenë së bashku për gati 10 vjet dhe dhimbja po përkeqësohet.

Përgjigje: Mos tentoni përsëri penetrimin derisa çështja të zgjidhet. Plagët dhe dhimbja ka të ngjarë të përkeqësohen shumë. Në fakt, ju tashmë mund të vuani nga kolospazma, që do të thotë se vagina juaj nuk është në gjendje të laget dhe të hapet siç duhet për shkak të dhimbjes që keni përjetuar dhe tkurret në mënyrë të dhunshme dhe të pavullnetshme. Ka disa opsione që mund t'ju ndihmojnë ta bëni jetën tuaj seksuale më të këndshme dhe komode.

Së pari, mos hezitoni të flisni me mjekun tuaj ose me njerëzit që ju besoni. Ti nuk je vetëm. Nuk mjafton vetëm të flasësh për këtë me burrin tënd. Shumë çifte përballen me probleme të ngjashme dhe nuk arrijnë t'i zgjidhin ato sepse nuk marrin ndihmën e duhur. Ju mund të keni nevojë për trajtim për spazmat. Diskutojeni me mjekun tuaj ose një terapist seksi dhe më e rëndësishmja: mos lejoni penetrimin derisa të ndjeheni se jeni plotësisht gati dhe rehat me të.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
PERSONAZHI I VITIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Anri Kashiku
    Anri Kashiku është heroi, vetëm 18 vjeç, i cili humbi jetën në det, pasi u fut të shpëtonte vëllain dhe shokun e tij. Pasi arriti t’i shpëtonte këta, ai nuk mundi të dilte në breg, duke humbur jetën tragjikisht.
    Granit Xhaka
    Granit Xhaka ishte kryefjala e Botërorit në Katar, përsa i përket shqiptarëve, pasi futbollisti me origjinë shqiptare, që luan për Zvicrën, mbrojti mirë veten dhe origjinën e tij, në sfidën me Serbinë. Reagimi i tij në atë ndeshje u shpërnda, pothuajse nga të gjithë shqiptarët dhe fitorja e Zvicrës derdhi në rrugët e shumë qyteteteve të Europës mijëra shqiptarë.
    Marin Mema
    Marin Mema, gazetari patritot, i cili dita-ditës, jo vetëm raporton, por ‘lufton’ për të vërtetën e historisë shqiptare. Gjithashtu, ai është një nga emrat, që ka bërë shumë për të prekurit nga tërmeti.
    Elvis Naçi
    Elvis Naçi, imami bamirës, i cili çdo vit bën shumë më shumë për shqiptarët, duke i ardhur në ndihmë me fondacionin e tij. Finalizimi i banesave për të prekurit nga tërmeti në Thumanë, është vetëm një nga veprat e mira, por janë me qindra raste, për të cilat ai angazhohet personalisht për t’i ndihmuar.
    Luiza Gega
    Luiza Gega, atletja shqiptare, e cila krenoi gjithë kombin, duke u bërë kampione e Europës në garat e atletikës për 3 mijë metra. Pas garës ajo mbajti gjatë gjithë kohës flamurin kuqezi, duke i treguar Europës se Shqipëria ka potencial të madh.
    Robert Neçaj
    Robert Neçaj, roja bregdetare, i cili, pasi shpëtoi motër e vëlla, pati lëndime të rënda për veten. Ai qëndroi disa ditë në spital, për t’u rikuperuar.
    Kevin Qoku
    Kevin Qoku, 11-vjeçari, i cili sakrifikon fëmijërinë e tij, duke punuar sadopak për të siguruar para për librat e shkollës dhe familjen e tij. Kevin u zgjodh nga shqiptarët Heroi i Muajit Gusht, si heroi i vetvetes dhe familjes duke dhënë shembullin e sakrificës dhe punës së ndershme për të arritur qëllimet në jetë.
    Fogerti
    Fogerti, heroi i muajit Shtator, është djali që nxorri nga makina të aksidentuarin në zonën e Selitës, në Tiranë. Ai nuk u mendua dy herë për të hequr xhamin e përparmë dhe për të nxjerrë nga automjeti burrin, që kishte marrë goditje në kokë.
    Aleks Vishaj
    Aleks Vishaj, i riu emigrant, i cili u shpall heroi i muajit Tetor nga shqiptarët. Ai mblodhi më shumë se 300 mijë euro për të shpëtuar jetën e një 20-vjeçari shkodran, i cili ishte aksidentuar, ditë më parë me makinë. Vishaj ka qëndruar 33 orë zgjuar për të arritur këtë shifër nga dhuratat në Tik-Tok.
    Rabie Koçi
    Rabie Koçi, heroina e muajit Nëntor, zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Nënë Fatimeja
    Nënë Fatimeja, heroina e muajit Dhjetor, e cila, pas humbjes së vajzës, ia dedikon jetën e saj përkujdesjes për qentë dhe macet e rrugës. Ajo ushqen dhe kujdeset per dhjetra qenë edhe mace. Pavarësisht, terrorit të policisë për t’i larguar nga banesa, ajo ende vazhdon të mbledhë ushqim për qentë dhe macet.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit