Franca u bën thirrje qytetarëve: Respektoni rregullat anti-covid dhe mbani maska

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 09.12.2022, 19:38

Qeveria franceze ka bërë thirrje për një rritje të shkallës së vaksinimit për Covid-19 , vetëm disa ditë para sezonit të festave. Autoritetet u kanë bërë thirrje gjithashtu qytetarëve francezë që të "riveshin maskat e tyre në transportin publik ".

Ministri i Shëndetësisë, François Braun foli për një “situatë serioze” pasi në Francë dhe në shumë vende fqinje, vërehet një epidemi e trefishtë: e Covid-19, gripit dhe bronkiolitit.

Që nga fillimi i tetorit vetëm 2.8 milion njerëz janë vaksinuar për Covid-19, ata janë shumë më pak në krahasim me fqinjët tanë evropianë. Për gripin janë vënë në dispozicion nga farmacitë 9.9 milionë vaksina, pra një rënie prej 5% në krahasim me vitin 2021. Për rrjedhojë, francezët janë më pak të mbrojtur këtë vit.

Ministri këmbënguli gjithashtu se është e rëndësishme të respektohen disa rregulla higjienike: larja e duarve, ajrimi i rregullt i ambienteve, mbajtja e maskës në hapësira të mbyllura, si në trena dhe mjete të tjera të transportit publik. Por ai përjashtoi mundësinë që përdorimi i maskës të bëhet sërish i detyrueshëm, siç kërkohet nga disa punonjës shëndetësorë.

Të enjten, Presidenti Emmanuel Macron mbajti një maskë gjatë një udhëtimi, duke thënë se ishte e nevojshme për shkak të rritjes së rasteve të Covid-19. Por ai tha gjithashtu se përdorimi i maskës do të bëhet “në baza vullnetare”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit