INVESTIGIM/ SPAK, nxirr prangat! 8 MLD Lekë për 8 ditë. Afera korruptive e oligarkëve Rizaj në Shëndetësi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.12.2022, 15:26

Teksa çdo ditë në redaksinë e JOQ Albania denoncohen kushtet skandaloze të spitaleve ku hidhen taksat e popullit, ministrja Ogerta Manastirliu së bashku me titullaret në institucionet e shëndetësisë të cilat i ka në varësi shpërndajnë paratë e qytetarëve me skema dhe afera korruptive, disa prej tyre të zbardhura dhe denoncuara publikisht për SPAK sot nga JOQ Albania.

OES Distrimed, kompania e çiftit Orjada Jaho dhe Ermal Rizaj kanë përfituar në fundmi në fushën e Shëndetësisë 7 tendera për një hapësirë kohore prej 8 ditësh 25 Nëntor-2 Dhjetor rreth 8 MILIARD LEKË.

Sa një koncesion është vlera e tenderave të dhënë kompanisë së çiftit oligark të Shëndetësisë për 5 ditë.

Një tender me vlerë mbi 1.5 Miliard Lekë dhe një tjetër 200 Milionë Lekë i është dhënë nga Trauma e Edlira Bodes, një tender me vlerë mbi 12 Milionë Lekë nga Spitali i Fierit, dhe 4 tendera të tjerë me vlerë përkatësisht mbi 1.1 Miliard Lekë, 2.7 Miliard Lekë, 1 Miliard Lekë dhe 1.3 Miliard Lekë nga Ministria e Shëndetësisë.

Nëse SPAK nuk do i merrte nga mediat këto informacione të gatshme dhe t’i mbeste në duar thjesht puna e ekzekutimit të vendimit për vënie nën hetim për përfitimin të procedurave publike në shkelje, atëherë po ia bëjmë ne si gazetarë punën më të lehtë!

Duke qenë se Arben Kraja është bërë gati për të liruar karrigen, investigimi i aferave publike me taksat e popullit dhe marrja në duar e punës së SPAK është kthyer në vetë-mandatore për gazetarët.

ANALIZA E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT

Të gjithë tenderat e dhënë kompanisë së çiftit Rizaj JANË NË SHKELJE!

Në të gjithë tenderat, kompania e tyre është shpallur fituese si konkurrente e vetme në garë apo sepse Ministria e Shëndetësisë e ka shpallur fituese duke skualifikuar të gjithë konkurrentët e tjerë në garë.

Nëse analizojmë dy tenderat e parë të dhënë nga Trauma, të dy janë përftuar me Mungesë Konkurrence pasi kompania ka konkurruar e vetme në garë.

Në tenderin e dhënë nga Spitali i Fierit ka patur skualifikim të kompanisë tjetër pjesëmarrëse në garë nga Autoriteti Kontraktor pasi nuk kishte paraqitur disa shiringa dhe age të kërkuara si pjesë e kritereve të veçanta në tender.

Përsa i përket dy tenderave në radhë në tabelën e mësipërme të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë, me vlerë 1.1 Miliard Lekë dhe 2.7 Miliard Lekë, çifti Rizaj i kanë përfituar në bashkëpunim me kompaninë Montal të Skënder Lufit. Në këto tendera është përdorur e njëjta skemë, pasi kanë marrë pjesë fiktivisht në garë kompani ortake të Rizajve dhe Lufit në këto procedura konkurrimi.

Biometric e Artur Kadaresë, Euromed e Hervin Forës dhe Engjëll Hoxhës dhe GenAlb Farma e Marenglen Koçias dhe Albano Begos nuk kanë dorëzuar as dokumenta dhe as ofertë ekonomike për të patur një shans për të fituar tenderat, por i kanë lënë rrugë të lirë partnerëve të tyre për t’u shpallur fitues me marrëveshje të fshehur e për të mos u markuar me FLAMUR TË KUQ!

Dy tenderat e fundit dhënë nga Ministria e Shëndetësisë është përdorur e njëjta skemë si më lart, ku kanë marrë pjesë kompanitë ortake të dyshes por këto nuk i kanë shpëtuar kamuflimit dhe janë shënuar me FLAMUR TË KUQ pasi në konkurrim ka marrë pjesë edhe kompania GP Medical AL, e cila i ka prishur TRUSTIN duke konkurruar seriozisht për tenderin e duke paraqitur ofertë ekonomike dhe dokumenta të rregullta.

Pavarësisht kësaj, kompania është skualifikuar për mungesën e një certifikate të panoterizuar dhe fitues i dy tenderave me vlerë 1 Miliard Lekë dhe 1.3 Miliard Lekë është shpallur dyshja Rizaj-Lufi (shiko tek tabela në fillim të artikullit).

LIDHJA E ORTAKËVE TË SHËNDETËSISË NË TENDERA/ TRUSTI KORRUPTIV I MBËSHTETUR NGA MINISTRJA MANASTIRLIU

Skënder Lufi me Montal dhe çifti Rizaj me OES Distrimed kanë ndarë paratë e popullit në 5 tendera të dhënë kryesisht nga spitali Nënë Tereza dhe Ministria e Shëndetësisë, me vlerë totale prej mbi 4.3 Miliardë Lekësh.

Në tabelat e mëposhtme mund të vërtetoni TRUSTIN e Shëndetësisë midis kompanive që kanë marrë pjesë fiktivisht në tenderat e institucioneve të ministrisë së Shëndetësisë duke mos ofruar as ofertë ekonomike dhe duke mos paraqitur as dokumente.

Engjëll Hoxha dhe Hervin Fora me Euromed janë përfitues të 86 tenderave me vlerë 47 Miliard Lekë së bashku me kompaninë e Rizajve.

Pronarët e Euromed kanë bërë sekserin duke përfshirë në lojën e garuesit fiktiv edhe Marenglen Koçian dhe Albano Begon për llogari të ortakut të zyre çiftit Ermal Rizaj dhe partnetres së tij Orjada.

Skënder Lufi është ortak i vjetër me Artur Kadarenë e Biometric me 116 tendera me vlerë 20 Miliard Lekë, duke e futur pa problem si garues fiktiv në tenderat e tij.

STATISTIKA/ OES DISTRIMED NË SHËNDETËSI

248 është numri i tenderave të përfituara deri më tani nga Rizajt në Shëndetësi, me vlerë mbi 22 Miliard Lekë me 112 tendera të fituara nga QSUT dhe 88 tendera me Flamur të Kuq. 34% të tenderave të fituar i ka si operator i vetëm në garë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit