“Rikthehet” Paqsor Buzi, “gllabëron” 5.3 miliardë lekë në tenderin ku konkurrenti ofroi “zero lekë”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 05.12.2022, 22:32

Shpesh Paqsor Buzi është quajtur edhe “kuçedra” e tenderave gjatë viteve të fundit. Një nga arsyet kryesore kanë qenë shifrat jashtëzakonisht të larta të tenderave që ai fitonte krahasuar me të tjerët. Madje nuk është aspak çudi që pas tij të fshihet një nga “kokat” e mëdha që drejtojnë vendin.

Megjithatë pas disa denoncimeve rresht të tenderave të tij të dyshimtë, Paqsori sikur “u zhduk” disi nga skena e tenderave. Por me sa duket tashmë zgjedhjet po afrojnë dhe duke qenë se thasët me para nga ana e pushtetit vendor vërshojnë nga të gjitha anët, Paqsor Buzi ka dalë përsëri në dritë për të “kollofitur” ndonjë llokmë.

Dhe menjëherë duket se i ka ecur mbarë pasi ka fituar mbi 5 miliardë lekë në një tender mjaft të dyshimtë. Themi kështu pasi njëri nga konkurrentët në garë ka ofruar zero lekë. Kjo është një skemë tipike e njohur e rasteve kur fituesi është i ditur paraprakisht dhe gjithë procedura e tenderit bëhet sa për sy e faqe.

Kjo e shpjegon mjaft mirë edhe faktin që pjesëmarrësit e tjerë garojnë sa për numër duke ofruar zero lekë, që në fakt në një garë normale ky veprim do të ishte absurd. Por për cilin tender bëhet fjalë? Paqsor Buzi ka “kollofitur” miliardat e mësipërme nga Sh.A Ujesjelles Lac Kurbin për tenderin që mban si numër reference REF-46844-10-20-2022.

Fondi limit i tij është 450,359,009 lekë të reja ndërsa firma fituese G.P.G. COMPANY në pronësi të Paqsor Buzit, ka ofruar 443,329,094 lekë të reja pa TVSH ose rreth 5.3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Kjo shifër ndërkohë rezulton të jetë sa 98.43% e fondit limit të tenderit, duke i shtuar akoma më tepër dyshimet se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit