Babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa hap në Shqipëri kompani parku fotovoltaik për shitje energjie

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 05.12.2022, 13:48

Një koncert që përmbylli turin botëror të këngëtares Dua Lipa u mbajt pak kohë më parë në kryeqytet me trumpetim të kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj. Sezone verore të kaluara në Jug të vendit me gjithçka të sponsorizuar dhe gojë të liga që flasin për një vilë dhuruar këngëtares nga kryeministri shqiptar Edi Rama… Gota vere, duar më qafë, foto nacionaliste duke bërë shqiponjën janë detajet e miqësisë së ngushtë të qeverisë me Lipajt.

Në Shqipëri e Kosovë është e ditur se Dukagjin Lipa, babai në moshë të re i këngëtares shqiptare i vulos miqësitë me biznes. Rasti i fundit që kjo gjë u vu në dukje për qytetarët shqiptarë të Shqipërisë e Kosovës ishte njoftimi i mbajtjes së festivalit Sunny Hill në Tiranë e jo në Prishtinë, që me rregullimin e marrëveshjeve ndryshoi plan.

Më 7 Qershor të këtij viti, babai biznesmen i Lipës, ka hapur së bashku me administratorin e Sunny Hill Hysen Rukën nga Kukësi, me aksione të barabarta, një kompani të cilën e ka regjistruar në Tiranë. Kompania DH SOLAR PARK SHPK ka si objekt ndërtimin e paneleve diellore dhe shitjen e energjisë.

Kapitali i kompanisë është 100,000 lekë dhe vjen pikërisht në momentin kur ministrja e MIE Belinda Balluku njoftoi mbështetjen për bizneset që do të prodhojnë dhe shesin energji nëpërmjet paneleve diellore.

”Do të lehtësojmë procedurat për të gjitha bizneset që do të aplikojnë për të prodhuar energji nga foto-voltaikët”,-deklaroi Balluku medemek duke e shitur këtë opsion si shpëtim për “krizën energjitike që ka kapluar vendin”.

Çfarë po luan me taksat e popullit shqiptar dyshja qeveri-Lipa, e kamufluar si “idhull” tek qytetarët falë famës së muzikës së këngëtares?!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit