Rikthehet “Jepi Gysi”, drejtori i KESH i jep 500 milionë Nursen Metulit në tenderin ekstremisht të dyshimtë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.12.2022, 22:09

Ergys Verdho, i njohur ndryshe si “Gysi” i tenderave, nuk e ka harruar aspak zakonin e tij të vjetër kur ishte në krye të ARRSH-së. Drejtori aktual i KESH ka filluar përsëri “avazin” e tij të vjetër me organizimin e tenderave kryekëput të dyshimtë.

Madje rasti i sotëm është aq flagrant sa pa frikë mund të quhet ekstremisht i dyshimtë. Drejtor Gysi ka organizuar tenderin me numër reference REF-41081-09-09-2022 dhe me objekt “SISTEMI I SIGURISË KIBERNETIKE FAZA II”.

Fondi limit i tij është 44,000,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Duke parë dokumentacionin e këtij tenderi vihen re disa fakte për të vënë duart në kokë. Kështu del se në të ashtuquajturën garë kanë marrë pjesë vetëm dy operatorë ekonomikë, nga të cilët njëri prej tyre ka ofruar vlerë zero.

Ky është një rast tepër flagrant dhe ekstremisht i dyhsimtë pasi nuk ka asnjë motiv logjik që një operator të hyjë në një garë dhe të ofrojë zero lekë, përveç rastit kur gara është fiktive. Fitues është shpallur operatori tjetër pjesëmarrës që në fakt ka qenë edhe i vetmi që ofroi vlerë.

Bëhet fjalë për kompaninë A-T-D – ALBANIAN TECHNOLOGY DISTRIBUTION e cila ka ofruar vlerën prej 42,310,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 500 milionë lekë me TVSH. Shihet qartësisht se kjo vlerë është gjithashtu e dyshimtë, pasi rezulton të jetë sa 96.2% e fondit limit të tenderit.

Ndërkaq rezulton se pronar i kompanisë fituese është Nursen Metuli, i denoncuar edhe më herët nga Joq Albania si fitues i disa tenderave të dyshimtë të dhëna kryesisht nga Blendi Gonxhja. Ky i fundit sipas mediave shihet shpesh në shoqërinë e Nursen Metulit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Adoleshenti në semafor
    Kandidati i parë është adoleshenti , i cili, vrapoi në mes të semaforit të kuq, për të ndihmuar një grua, që mezi tërhiqte një karrocë dore. Ai e pa që ajo ishte në vështirësi dhe se jeshilja ishte hapur për makinat dhe vrapoi që ta ndihmonte.
    I riu nga Tirana
    Kandidati i dytë, është i riu, zemërgjerë dhe shumë fisnik, i cili ndaloi menjëherë, sapo pa që një qytetar nuk po ndihej mirë në rrugë. Shumë të tjerë kishin kaluar dhe e kishin parë, por vetëm ai ndaloi dhe priti aty derisa erdhi ambulanca.
    Studentja që diplomohet
    Kandidatja e tretë është studentja e universitetit Bujqësor, e cila u diplomua me rezultate të shkëlqyera, por preku të gjithë me dedikimin e saj për nënën, që sot nuk jeton më. Ajo tregon mes lotësh se gjithë ecurinë e saj akademike, ia dedikon nënës, që nuk e pa duke veshur uniformën e diplomimit.
    Ultrasit e ekipit të vllaznisë
    Kandidatët e katërt janë Ultrasit e vllaznisë. Ata nuk ngurruan të shprehin gatishmërinë e tyre, për të dalë në ndihmë të banorëve që u përmbytën në ditët me reshje shiu. Ata dolën krah forcave të emergjencave civile dhe atyre ushtarake.
    Gruaja fisnike, që shet misra
    Kandidatja e pestë është zonja që shet misra në zonën e 21 Dhjetorit. Ajo i erdhi në ndihmë menjëherë vajzës, që e provokoi se nuk kishte para për urban. Edhe pse mezi pret që të nxjerrë disa të holla, ajo nuk u mendua dy herë për të ndihmuar, vajzën, që në fakt po priste për gjestin e mirë të zonjës fisnike.
    Vajza zemërgjerë
    Kandidatja e gjashtë është vajza, e cila, me anë të një provokimi pozitiv, arriti të nxirrte anën fisnike, të qytetarëve të thjeshtë në Shqipëri. Ajo shpërbleu me 50 mijë lekë gruan që shet misra, e cila nuk ngurroi ta ndihmonte ata me paratë e urbanit, që supozohej se nuk i kishte.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit