Arrestohet në Fier 40 vjeçari shkodran/ Po pastronte para, u kap me 44 mijë paund e 3 mijë euro

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.09.2022, 14:20

Policia e Fierit ka sekuestruar 44 mijë paund dhe 3 mijë euro.

Kjo shumë parash dyshohet se është gjetur në mjetin e një 40-vjeçari i identifikuar si Rezart Balesi, banues në Shkodër, që akuzohet për veprën penale "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte 40-vjeçari.

Njoftimi i Plotë:

Në vendin e quajtur “Poçem”, u ndalua nga shërbimet e Policisë Fier, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin Rezart Balesi. Gjatë kontrollit në këtë automjet, u gjetën 44 000 paund dhe 3 000 euro, për të cilat ky shtetas nuk kishte dokumentacion që vërteton burimin e ligjshëm të tyre dhe për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktivitete kriminale.

Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Fier referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin R. B., 40 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shumat e parave, 2 aparate celulare dhe automjeti me të cilin udhëtonte ky shtetas.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të burimit të të ardhurave të shtetasit R. B., si dhe nëse ky shtetas është i implikuar në veprimtari kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit