Refugjatja ukrainase pasi ndau të dashurin nga gruaja: Ai më la se nuk kisha para

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 29.09.2022, 13:55

Pak muaj më parë, britaniku Tony Garnett mori vëmendjen e mediave vendase dhe jo vetëm, për shkak të historisë së dashurisë që ai nisi me një refugjate ukrainase, të cilën e mikpriti në shtëpi. Kjo romancë e re e çoi në ndarje nga bashkëshortja e tij Lorna dhe dy fëmijët.

22-vjeçarja Sofiia Karkadym ishte një e arratisur nga lufta dhe u strehua nga çifti britanik, në solidarizim me personat që vuanin nga agresioni rus.

Mes britanikut dhe 22-vjeçares ukrainase lindi një romancë e re, që ashtu siç nisi shumë shpejt ashtu dhe përfundoi, raporton Daily Mail.

Tony Garnett tregon se e ka përzënë 22-vjeçaren, pasi ajo pinte shumë dhe nuk e mbante dot alkoolin. Në disa raste në mënyrë të çuditshme kishte goditur me thikë murin e shtëpisë ku jetonin.

Gjithashtu britaniku e akuzon ukrainasen se u përpoq të ndërhynte në marrëdhënien e tij me fëmijët, gjë të cilën ai ia kishte bërë të qartë që në fillim se ata do të ishin primare për të.

“Bëra gabim që u lidha me Sofian. Siç e kam thënë edhe më parë, marrëdhënia ime me Lornën kishte përfunduar dhe unë isha vërtet i pakënaqur. Por kjo nuk ishte gjëja e duhur për mua. Jam përpjekur ta ndihmoj”, rrëfen i riu britanik.

Megjithatë, Sofiia thotë se është 'e lumtur që ai nuk është më pjesë e jetës së saj.

Ajo tha për The Sun: “Unë me të vërtetë e doja dhe mendova se do ta kalonim pjesën tjetër të jetës së bashku dhe do të kishim fëmijë, por ai ndryshoi. Mendoj se u vu nën presion. Madje edhe nëna e tij nuk i foli më për atë që i bëri Lornës. Ai e dinte kur më nxori jashtë se nuk kisha para, ku të shkoja, nuk kisha miq të tjerë në këtë vend. Do të jetë një udhëtim i gjatë dhe i vështirë për mua tani, por unë do të rindërtoj jetën time dhe kur ta bëj, do të jem e lumtur që ai nuk është më pjesë e saj.

Ai filloi të më ngacmonte kur kisha vetëm dy ditë që jetoja me të dhe Lornën. Ne nuk bëmë seks derisa u larguam nga aty. Unë nuk do ta bëja këtë. Por ai më mbante dorën kur ishim vetëm dhe më përqafonte. Ishte i gjithi faji i tij, ai filloi gjithçka. Unë nuk e ndava atë dhe Lornën, lidhja e tyre kishte mbaruar shumë kohë përpara se të shkoja unë."

Ajo gjithashtu akuzoi Tonin se e trajtonte atë si qen, duke shtuar se i la paratë e tij në kumar duke humbur 500£ në ditë teksa luante një lojë kazinoje në internet.

Ndërkohë, Lorna tha se nuk kishte ndërmend një pajtim me babanë e dy vajzave të saj, Tonin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit