Cikalleshi iu kërkon ndjesë tifozëve: Jam gati të largohem nëse duhet, gjërat të ndryshojnë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 27.09.2022, 23:47

Mbrëmja e sotme për Kombëtaren kuqezi dhe tifozët e saj ishte tepër zhgënjyese. Kombëtarja jonë humbi në minutën e fundit të ndeshjes përballë Islandës, duke zhgënjyer pa masë tifozët por edhe futbollistët që dhanë gjithçka për një rezultat pozitiv.

Sokol Cikalleshi i cili sot mbajti shiritin e kapitenit duke folur për mediat ka deklaruar se përgjegjësia është e të gjithëve. Sipas tij gjërat duhet të ndryshojnë që Kombëtarja të arrijë nivelin që duhet.

Përgjegjësia është e të gjithëve, pavarësisht se kush luan dhe ne vazhdojmë të jemi në moment jo. Ky goli i sotëm ishte shkatërrimtar, edhe për vetë faktin se ishim në gjendje të vështirë. Gjërat duhet të ndryshojnë, për t’u rikthyer aty ku duhet. Nëse nuk duhet të jetë Cikalleshi, jam gati të marr përgjegjësitë personale dhe të largohem. Duhet një analizë e thellë për të gjetur se çfarë dhe kush duhet të ndryshojë. Unë u kërkoj ndjesë të madhe atyre tifozëve që ishin në stadium për të na përkrahur.
Ky është futbolli, ne u munduam, arritëm të shënonim por ne nuk jemi ekip i fortë dhe nuk arritëm ta mbyllnim ndeshjen. Islanda nuk është e dobët por sot mund të kishim arritur një sukses morali. Duhet të marrim përgjegjësitë sepse nuk mund të vazhdojmë kështu.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit