Humbja me Izraelin sjell pasoja për kombëtaren shqiptare

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 25.09.2022, 09:48

Vendi i parë në grup në Ligën e Kombeve garantonte matematikisht praninë ne vazon e dytë në shortin e Europianit të ardhshëm dhe atë pozicion tashmë do ta gëzojë Izraeli.

Sipas formulës, katër skuadrat e para në grupet e Ligës B do të renditen në vazon e dytë, ashtu si edhe e dyta më e mirë. Kjo do të thotë se shanset për Shqipërinë që ta arrijë një gjë të tillë janë thuajse zero.

Aktualisht skuadra e dytë më e mirë në të gjithë grupet është Serbia, me po aq pikë sa Ukraina, 10 të tilla, teksa e para ka golavarazhin 11-5 dhe e dyta 10-4.

Në teori, Shqipëria e cila ka golavarazhin 3-5, duhet të fitojë me një goleadë të thellë historike ndaj Islandës dhe të shpresojë që këto dy përfaqësuese të humbin me goleada.

Që një gjë e tillë të ndodhë në praktikë, duket plotësisht e pamundur. Ndaj me shumë mundësi, Shqipëria do të renditet në vazon 3 në shortin e Europianit, duke pasur të paktën 2 skuadra më të forta në vazot sipër saj.

Pa harruar këtu se në vazot më poshtë ka ekipe shumë të vështira si Turqia, Greqia, Gjeorgjia, Bullgaria apo edhe Kosova e Maqedonia e Veriut.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit