Ekskluzive/Të tjera pamje nga dhuna, polici “qeros” godet me grusht të riun gjatë kohës që po shoqërohej pa asnjë shkak  

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20.09.2022, 20:59

Ngjarja e mbrëmshme që ndodhi në Tiranë ku një grup policësh dhunuan një grup të rinjsh, duket se ka përbaltur rëndë pozitën e Policisë së Shtetit. Pamjet që do të shikoni sot e rëndojnë akoma më tej pozitën e institucionit që paguhet me taksat e të gjithëve ne.

Në videon e mëposhtme shikohet se si një polic pa flokë, ose qeros siç njihet në gjuhën e popullit, godet pa shkak në kokë njërin nga të rinjtë që po shoqëronte. Kjo panoramë kompletohet më tej me kolegun e “qerosit” i cili nga ana e tij e godet të riun me shkop gome, po në kokë.

Nga pamjet shikohet qartësisht se të dy policët nuk kishin asnjë shkak për të goditur të riun i cili ishte duke u shoqëruar sipas drejtimit që i kishin dhënë dy policët pa asnjë kundërshtim.

Duket se Rrumbullaku nuk e ka nisur aspak mbarë punën e tij në drejtimin e policisë, e aq më keq me atë të imazhit të saj, ku në vend ta përmirësonte e ka “djallosur” si mos më keq.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu guximtar
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza zemërgjera
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit