Rakip Suli qokë 375 MILIONË Lekë Qefaliajve se pasaniku i ri i familjes rrahu policin në Rinas

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 19.09.2022, 10:18

Tenderi i fundit i kryebashkiakut të Kamzës Rakip Sulit mund të krahasohet në mënyrë sarkastike me një "qokë synetlliku".

Si "kamzali i vjetër", në "festën e Qefaliajve" pasi i riu Rigers Qefalia, djali i kryetarit të Komunës Dajt Kujtim Qefalia "u bë burrë" pasi rrahu një polic në Rinas, i ka bërë qokë familjes një tender prej mbi 375 MLN Lekësh pa TVSH.

Tenderi me objekt ndërtim të disa rrugëve në Kamëz i është dhënë kompanisë Dajti 2007 dikur në pronësi 100% të Kujtim Qefalias, e sot në pronësi të Lulzim Qefaliajt.

Procedura e Prokurimit Publik është shënuar me Flamur të Kuq për "Skualifikim i të gjithë Operatorëve Konkurrues Përveç Fituesit" me rrezikshmëri për pazare klienteliste me këtë firmë, pasi janë skualifikuar 4 kompani që ajo e Qefaliajve të shpallej fituese.

Është skualifikuar edhe bashkimi i kompanive që kanë ofruar vlerën më të ulët në garë për arsye mungesë certifikatash kontrolli për fadroma dhe dokumentacionesh për autobotë uji.

Po ashtu një ndër kriteret që ka skualifikuar njërën prej kompanive është ironikisht edhe mos-vërtetimi se administratorët nuk janë dënuar për ndonjë vepër penale, ndërkohë që nipi i deputetit të PS Xhemal Qefalia rreh punonjësit e Rinasit, nuk procedohet por për të nuk jepet informacion as nga Policia.

Pra filozofia e ndarjes së parave publike është e thjeshtë: Taksat e popullit i rialokojnë në xhepat e tyre përfaqësuesit e sektit të Rilindjes.

Goxha qokë Rakipi para se të shkelte në SPAK sot, të presim kush do e bëjë qokën e radhës nga funksionarët publikë me paratë e popullit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Qytetari nga Tirana
    Qytetari nga Tirana, i cili çdo ditë, shkonte në fshatrat e Tiranës dhe ushqente qentë e rrugës. Ai merrte bukë nga shtëpia dhe shkonte ua hidhte qenve, të cilët gëzonin duke tundur bishtin sapo e shihnin.
    Vajza nga Shkodra
    Vajza nga Shkodra, shitëse në një market, e cila u përball me dhunën e të moshuarit, i cili godiste pa pushim një qen, me një copë dru në dorë. Sapo pa që qeni po dhunohej, vajza ndërhyri dhe tërhoqi nga bluzja të moshuarin, që dukej që nuk do ndalej nga goditjet ndaj qenit.
    I moshuari invalid
    I moshuari invalid, i cili, rregullon rrugën e lagjes, pasi Bashkia e Tiranës i ka harruar qytetarët. Qytetari është 'hero' në komunitetin e tij. Kur askush nuk ndjen përgjegjësi, ai bën aq sa mundet vetë.
    I riu
    I riu, që pa u menduar dy herë, ndaloi makinën dhe i erdhi në ndihmë qytetarit që u aksidentua në mbikalimin e Selitës, në Tiranë, pak ditë më parë. Makina ishte pothuajse e përmbysur, kur i riu shqeu xhamin e përparmë dhe nxorri nga makina të aksidentuarin. Ai gjithashtu, qëndroi me të duke e mbështetur pas atij aksidenti të rëndë.
    Djali i pastrehë
    Djali i pastrehë në Lushnje, i cili duke mbledhur kanoçe dhe bidona në një nga koshat e plehrave, gjeti një këlysh dhe po e ushqente me atë pak bukë që kishte për vete. Pavarësisht varfërisë që ai përballej vetë, i riu lushnjar nuk e mendoi dy herë që t'i vinte në ndihmë qenushit. Madje ai e mori atë në shtëpi.
    Dy vajza
    Dy vajza, të cilat, panë në koshin e plehrave një burrë, që po ushqehej me ç’të gjente aty. Vajzave u erdhi keq për atë që panë dhe blenë ushqim për të.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit