Djemtë e Kombëtares më të dashuruar se kurrë, Uzuni i dedikon dy gola të dashurës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.09.2022, 23:02

Djemtë e Kombëtares kuqezi po shkëlqejnë në kampionatet ku luajnë dhe këtë e tregojnë me golat që shënojnë çdo ditë e më shumë.

Sulmuesi Myrto Uzuni i dha fitores Granadas sot pasi realizoi 2 gola, në fitoren ndaj Mirandes, në ndeshjen e La Liga 2.

Uzuni prej disa muajsh është në një lidhje me 20-vjeçaren Uarda Hyseni. Bukuroshja 20-vjeçare e ndjek pothuajse në çdo ndeshje në stadium dhe Uzuni nuk humbet rast për t’i shprehur dashurinë.

Pas shënimit të golit të dytë, Uzuni ngriti dy gishtat lart dhe të gjithë menduan se kjo ishte për golat që ai shënoi.

Por jo, Uzuni në një foto në InstaStory ka treguar se dy gishta nuk simbolizonin numrin e golave të shënuar, por shkronjën “U”, si dedikim për të dashurën Uarda Hyseni.

Nuk është 2, je ti Uarda Hyseni, shkruan Uzuni duke e shoqëruar me një emoji zemre.

Epo djemtë e Kombëtares përveçse lojtarë të mirë, po tregojnë se janë edhe shumë romantikë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit