Bashkia e Fierit lë rrugën “rrugëve”, hap gropën në asfalt dhe e lë ashtu për ditë me rradhë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 17.09.2022, 20:57

Një denoncim ka ardhur nga disa qytetarë nga Fieri në lidhje me bashkinë e këtij qyteti të drejtuar nga Armando Subashi. Shqetësimi i referohet disa punimeve që ka barë bashkia në unazën perëndimore të qytetit duke hapur një gropë në asfalt.

Por problemi qëndron se gropa në fjalë është lënë prej ditësh e hapur duke rrezikuar seriozisht jetën e kalimtarëve, sidomos të atyre që lëvizin me motor apo biçikletë. Jo vetëm kaq, por qytetarët shprehen se përveçse e kanë lënë gropën të hapur, “çunat” e Armando Subashit nuk kanë denjuar të vendosin as ndonjë tabelë apo sinjalistikë për të informuar qytetarët.

Në vijim mesazhi i ardhur në redaksinë tonë:

Prshendetje Joq, ju lutem publikojeni! Bashkia Fier beri disa punime ne unazen perendimore te qytetit edhe e kane lene gropen prej disa ditesh keshtu si e shikoni ne foto!! Nuk kane vene asnje tabele apo sinjalistike te informojne qytetaret! Eshte nje tmerr i vertete, dikush me motor mund te humbase edhe jeten aty... Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit