“Nuk mbahet më” Ben Kraja i SPAKUT, “fut e bjer” prapë me tenderin e rradhës për blerje kufjesh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 15.09.2022, 21:31

Arben Kraja, kreu i SPAK, duket se më në fund ka filluar të zgjohet nga gjumi i tij letargjik. Prisni, prisni miq! Nuk është zgjuar për të arrestuar peshqit e mëdhenj, por për të organizuar tenderin e rradhës të dyshimtë.

Duket se me ardhjen e fundit të mandatit, zotëria në fjalë do të përfitojë ndonjë gjë dhe për vete. Dhe si mund të bëhet kjo më mirë sesa nëprmejt tenderave të një pas njëshëm? Ditën e sotme e ka rradhën një tjetër tender i tij i dyshimtë, kësaj here me blerje kufjesh e kompjuterash.

Bëhet fjalë për procedurën me numër reference Ref-37522-07-29-2022 dhe me objekt “Blerje kompjutera, laptopë dhe kufje profesionale”. Fondi limit i procedurës në fjalë është 6,782,931 lekë të reja pa TVSH ose rreth 81 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Tani fillon edhe “çudia”. Duke studiuar dokumentat përkatëse shikohet se fituese është shpallur firma PC STORE në pronësi të Elton dhe Vitator Mehmeti, për vlerën 5,942,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 71 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH.

Por rezulton se një tjetër firmë pjesëmarrëse ka ofruar vlerë më të ulët, madje jo pak por me një diferencë të konsiderueshme prej rreth 23 milionë lekësh të vjetra me TVSH. Për sa më sipër natyrisht ky tender do të ishte medoemos objekt për hetim nga SPAK.

Por në rastin kur tenderin e ka organizuar vetë institucioni që duhet të hetojë të tjerët, si i bëhet?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit