Marëdhënia e Tottit me bashkëshorten e tij, Ilari Blasi vijon të jetë e tensionuar. Pavarësisht se jetonin nën të njëjtën çati, të dy i kanë patur marrëdhëniet e krisuta prej kohësh, duke bërë efektivisht dy jetë të ndara.
Pas 17 viteve martesë, askush nuk do ta mendonte se do t’i shihnin ndonjëherë drejt fundit.
Ndërsa Françesco Toti është zhdukur nga rrjetet sociale dhe jeta publike, Blasi u shfaq në Operën e Romës si daljen e saj të parë publike. E veshur me të zeza, Ilary shoqërohej me mikeshën e saj Eleonora Abbagnato dhe Noemi Bonomo.
Për momentin, tensioni mes çiftit është në ajër, për të mos përmendur nyjen më të mprehtë të pyetjes: ndarja konsensuale aq e dëshiruar nga Totti, e cila tani për tani, duket e pamundur.
Ilari ka refuzuar të gjitha marrëveshjet e propozuara nga bashkëshorti dhe avokatët e tij, duke mbetur e vendosur në qëndrimet e saj: menaxhimi i aseteve prej 110 milionë eurosh të çiftit.
Nga ana tjeter, Françesco Toti shpresonte të mos arrinte në një ndarje gjyqësore, duke zgjedhur një zgjidhje pa dhimbje dhe të shpejtë, veçanërisht për fëmijët, por intervista e tij per Corriere ishte një autogol i bujshëm pasi Ilari është hedhur në aksion. Të shohim si do përfundojë.