I hoqën Juventusit fitoren nga duart ndaj Salernitanës, merret vendimi për dy arbitrat

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 15.09.2022, 11:17

Te skuadra e Jyventusit janë shumë të indinjuar pas gafës flagrante që ndodhi në sfidën me Salernitanën, në të cilën Milikut iu mohua një gol i rregullt për tri pikë, në sekondat e fundit.

Kryesori i sfidës, Mateo Marcenaro, nuk do të dënohet, por do të jetë arbitër i katërt këtë fundjavë, në sfidën mes Fiorentinës dhe Veronës.

Ndërkohë, kryesori i dhomës së VAR-it, Luka Banti, do të jetë sërish përpara ekranit të monitorimeve, por këtë herë në Serinë B, në sfidën mes Kaljarit dhe Barit.

Me pak fjalë, pas gafës që bëri jehonë në të gjithë botën, Shoqata e Arbitrave Italianë nuk i ka dënuar dy arbitrat, por do të jenë sërish aktivë këtë fundjavë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit