Gonzalo Higuain nuk e ka humbur shkëlqimin, realizon dy gola në MLS

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.09.2022, 21:42

Gonzalo Higuain vazhdon të shkëlqejë në futbollin e luajtur. Argjentinasi po vijon karrierën e tij në Amerikë te Inter Miami, teksa në ndeshjen e fundit të kampionatit, skuadra e tij ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1 ndaj Kolumbur Kreu.

Golat për skuadrën në pronësi të ish-yllit të Anglisë, Dejvid Bekam, i ka realizuar sulmuesi argjentinas Gonzalo Higuain, në minutat 25′ dhe 82′.

Ish-sulmuesi i Juventusit dhe i Milanit, ka qenë i papërmbajtshëm teksa nuk e ka humbur “nuhatjen” e golit edhe pse është në moshën 34-vjeçare.

Aktualisht, gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës nga Majemi, “El Pipita” Gonzalo Higuain, është aktivizuar në total në 24 ndeshje duke shënuar 12 gola dhe duke asistuar 3 herë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit