Levandovski nuk i jep dorën Tomas Mylerit para ndeshjes

Shkruar nga: Enea Prenjasi | Publikuar më: 14.09.2022, 08:28

Bayerni mposhti 2-0 Barcelonën në ndeshjen e dytë të grupeve të Champions League. Moment i veçantë ishte përballja e Levandovskit me ish-ekipin e tij.

Madje polaku u vu shpesh herë në qendër të vëmendjes.

Një video ku sulmuesi duke takuar ish-shokët e skuadrës bavareze, është duke bërë xhiron e rrjeteve sociale.

Leva shkoi të përshëndeste të gjithë ish-bashkëlojtarët me të cilët ndau shumë momente emocionuese.

Një detaj shumë i fortë është vënë re duke ngritur pikëpyetje të mëdha për një krisje të mundshme mes Leves dhe Mylerit.

Levandovski u jep dorën të gjithë ish-shokëve të ekipit, me përjashtim të Tomas Mylerit.

Pamjet:

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit