Erion Veliaj dhe drejtoresha Zhaneta Beqiri harxhojnë mbi 130 MLN për letrat higjenike të fëmijëve në çerdhe

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 11.09.2022, 18:08

Dyfytyrëshi, tashmë i konfirmuar, nga situata e djeshme, Erion Veliaj, vazhdon që të shpërdorojë paratë e shqiptarëve në tendera abuzivë, që kur shikon shifrat të zë koka dhe kupton se pse ky vend është kaq i varfër. Veliaj është kryebashkiaku, që të puth ditën dhe të rreh natën. Shembullin më të mirë e dha së fundmi, kur para kamerave u pa i përqafuar me një nënë nga Zall-Heri dhe ditën tjetër i çoi policinë Bashkiake që ta ngrinin nga trotuari dhe t’i sekuestronin tufat me spinaq.

Pamjet u bënë virale dhe dyfytyrësia e Erion Veliajt u konfirmua edhe njëherë në sytë e të gjithë shqiptarëve.

Por mesa duket, Lal Zdromsin nuk e pengon asgjë nga misioni i tij për të varfëruar shqiptarët. Ai vazhdon që të japë paratë e qytetarëve të Tiranës pa iu dridhur dora.

Këtë herë e kemi fjalën për tenderin që përmban këtë numër reference REF-30211-05-20-2022 dhe si objekt ka “Blerje materiale pastrimi” dhe Institucioni prokurues është “Drejtoria e Pergjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve Tirane” e drejtuar nga Zhaneta Beqiri, që është në varësi të drejtpërdrejtë nga Bashkia Tiranë.

Babëzia e drejtoreshës së Veliajt, vjedhje edhe me ushqimet e fëmijëve, çarçafët i blenë te gabi - Rilindja Demokratike

Kompania “I&V” me administratore Viola Tërkuqi, ka marrë nga Bashkia Tiranë më shumë se 130 MLN LEKË të vjetra dhe të gjitha këto janë marrë për letra higjenike, sapun, sfungjer dhe mjete të jera të pastritmit.

Ajo që vihet re nga dokumentat e tenderit është se 3 kompani kanë ofruar më pak se kompania fituese, por janë skualifikuar dhe sipas po të njëjtave dokumente, ato kanë pasur mangësi.

Gjithashtu, JOQ ALBANIA ka denoncuar se çerdhet në Tiranë, u kërkojnë prindërve që të sjellin në institucione kartopiceta dhe letra të lagura, pothuajse çdo muaj.

Dyshja Beqiri&Veliaj kanë përfituar së fundmi nga çiltërsia e fëmijëve për të zhvatur paratë e radhës nga tenderat publikë. Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA publikoi edhe tenderin e fituar nga kompania Shpiragu për pjata dhe garuzhde, që kapte vlerën e 200 milonë lekëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit