Denoncimi: Barrierat e rrugës në Qafë-Shtamë të Krujës pa vida e bulona, rrezik vdekje për udhëtarët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.09.2022, 19:34

Një qytetar ka dërguar një video denoncuese pranë redaksisë sonë ku tregohet gjendja e keqe e barrierave mbrojtëse në rrugën e Qafë-Shtamës në Krujë. Në video duket qartë se vidat që duhet t’i mbërthejnë këto barriera me betonin, janë të hequra ose të zhvidhosura.

Në këtë mënyrë është mjaft e lehtë që ato t’i lëvizësh pa problem edhe me dorë, imagjinoni pastaj në rast të ndonjë përplasje si pasojë e ndonjë aksidenti. Si rrjedhojë rrezikohen shumë jetë të udhëtarëve që kalojnë përditë në atë rrugë.

Sipas qytetarit kjo situatë vazhdon për shumë kilometra. Në vijim do të gjeni videon denoncuese.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit