EKSKLUZIVE/ “Policët e Bashkisë Pogradec vjedhin ndihmat e të varfërve nga dritarja”

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.08.2022, 21:22

Një denoncim i përmasave të pabesueshme ka mbërritur pak më parë në redaksinë tonë nga qyteti i Pogradecit. Një qytetar ka denoncuar se si policët e Bashkisë Pogradec në bashkëpunim me persona të tjerë vjedhin ndihmat e ardhura si dhuratë nga donatorët e huaj.

Sipas pamjeve filmike dhe denoncimit të ardhur në redaksinë e Joq Albania, një polic bashkiak i quajtur Armand V. nxjerr ndihmat nga dritarja dhe të njohurit e tij mbushin makinat plot. Sipas qytetarit janë mbushur plot 3 makina me ndihma.

Në vijim denoncimi:

Pershendetje Joq! Falenderojme shume donatoret e huaj qe na sjellin ndihma per te varferit por nje bashki e babezitur me derra te eger ne bashkepunim me policine vjedhin ndihmat, ne bashkine e pogradecit tek pallati i sportit dhe polici bashkise eshte armand v. qe hedh ndihmat nga dritarja. Ka ndodhur tani para nje ore e gjysem. Ndihmat i kan sjelle per shkollat spitalet kopshtet, derrat e bashkise me shoket e tyre i vjedhin vete... Ndihmat gjenden tek pallati i sportit dhe jan policat e bashkise qe i ruajne. Polici i nxjerr nga brenda kurse keta jan ose polica jashte sherbimit ose shoket e tyre civile, ishte makina e 3 qe mbusheshe me gjera. Flm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit