Mercedesi me të riun mbi kofano ngjit rrëpirat e Malit të Tomorit duke i lënë të gjithë pa fjalë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 25.08.2022, 22:15

Këto ditë në malin e Tomorit ka patur një numër të lartë vizitorësh pë shkak të pelegrinazhit që zhvillohet prej shumë e shumë vitesh.

Por vizitorët janë shtangur kur kanë qenë dëshmitarë të një skenë që rrallë se e kanë parë në ndonjë vend tjetër. Një automjet tip Mercedes Benz i mbushur plot me njerëz ishte duke ngjitur kthesat e forta të Malit të Tomorit në Çukë.

Por sikur të mos mjaftonin pasagjerët brenda, një i ri kishte hipur mbi kofanon e automjetit dhe të gjithë sa bashku po ngjisnin maloret deri në destinacion.

Në vijim video që i la të gjithë të habitur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
HEROI I MUAJIT
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Leli Alushaj
    Leli Alushaj, kamarieri i një restoranti në Tiranë, i cili me ndërhyrjen e tij të shpejtë i shpëtoi jetën një turisteje spanjolle, teksa ajo po mbytej.
    Robert Neçaj
    Roja bregdetare, i cili shpëtoi nga mbytja në plazhin e Shëngjinit dy persona, motër e vëlla, teksa dhe vetë përfundoi në spital. Ai u dëmtua shumë gjatë aksionit të tij të shpëtimit, por sot, fatmirësisht gëzon shëndet të plotë.
    Andi
    Roje bregdetare në Sarandë, i cili shpëtoi nga mbytja, babë e bir. Pamjet se si ai nxirrte nga uji babë e bir u bën virale dhe u shpërndanë edhe në faqet e JOQ ALBANIA.
    Djali i mitur
    Djali i mitur, që shet lule pranë qendrës së Tiranës, për të siguruar libra dhe rroba për shkollë. Ai ulet në trotuar dhe u kërkon qytetarëve që të blejnë lulet e tij.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit