“Lezbikja” martohet me burrin 30-vjet më të madh: Është i pari dhe i vetmi mashkull që më ka pëlqyer

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.08.2022, 01:55

Një mësuese 26-vjeçare, e cila ‘asnjëherë nuk e kishte imagjinuar’ të ishte në një marrëdhënie me një mashkull tani është martuar me kolegun e saj 56-vjeçar. Aliyah Coleman, nga Cibolo, Teksas është njohur me Kenneth Coleman kur ajo filloi karrierën e saj si mësuese e shkollës së mesme në shtator 2020.

Ajo u tërhoq menjëherë nga babai i dy fëmijëve, diçka që ishte befasuese sepse më parë ajo ishte interesuar vetëm për gratë. Të dy, me profesion mësues nisën lidhjen e tyre në vitin 2020 dhe tani janë të martuar e të lumtur bashkë. Aliyah tha:

Familja dhe miqtë e mi nuk u tronditën nga diferenca në moshë, ata ishin të tronditur nga gjinia. Nuk e kam menduar kurrë të lidhem me një burrë sepae sapo isha ndarë nga një lidhje trevjeçare me një grua.

Ajo shton se donte të martohej me Kenneth pavarësisht faktit se ai ishte martuar dy herë më parë:

E dija që në fillim se doja të martohesha me të diçka që nuk e kisha ndjerë kurrë më parë. Ai është burri i parë me të cilin jam takuar ndonjëherë dhe jeta jonë seksuale është e mahnitshme. Mosha e tij nuk bën ndonjë ndryshim për marrëdhënien e tyre.

Por Aliyah pranon se diferenca e moshës tridhjetëvjeçare i shkakton asaj njëfarë shqetësimi pasi ajo shqetësohet për shëndetin e Kenetit dhe të ardhmen e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit