Lënia ndezur e freskueses gjatë natës me rrezik të madh, ekspertët tregojnë çfarë mund të ndodhë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 13.08.2022, 01:18

Lënia ndezur e freskueses(ventilatorit) gjatë natës mund të mos jetë një ide e mirë sipas ekspertëve të sigurisë. Edhe pse është një mjet i mirë për të përballuar vapën, lënia ndezur për orë të tëra gjatë gjumit mbart rreziqet e veta.

Sipas Giuseppe Capanna, Inxhinier i Sigurisë së Produkteve Elektrike nuk është ide e mirë që freskuesja të lihet ndezur gjatë gjithë natës:

Për shkak të nxehtësisë së madhe, shumë veta vendosin t’i drejtohen freskueseve për t’u qetësuar paksa por ne këshillojmë që të mos tundohen për t'i lënë ato të punojnë gjatë gjithë natës kur janë duke fjetur. Nëse freskuesja juaj fillon të shfaqë shenja se diçka nuk është në rregull si për shembull erë djegieje, shkëndija ose një zhurmë e pazakontë, duhet të keni kujdes.
Këto shenja mund të jenê një rrezik i shtuar zjarri, nëse nuk jeni në gjendje t'i përgjigjeni situatës mjaft shpejt. Mos rrezikoni me një motor të mbinxehur në përpjekje për të qëndruar të freskët gjatë natës.

Ekspertët gjithashtu u bëjnë thirrje njerëzve që të jenë të kujdesshëm për llojin e freskueses që blejnë dhe nga e blejnë atë.

Mendoni dy herë përpara se të blini një freskuese të dorës së dytë pasi mund të jetë më e vjetër dhe ka më shumë gjasa të jetë në gjendje të keqe Mund të ketë gjithashtu një problem të fshehur për të cilin nuk jeni në dijeni, siç janë motorët e vjetër ose të dëmtuar të cilët mund të jenë më të ndjeshëm ndaj mbinxehjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit