Qëlloi punonjësin që i shembi shtëpinë: Pronari i dehur, pritet t’i dalë pija për marrjen në pyetje

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.08.2022, 23:29

Pasditen e sotme shtetasi Qani Muça ka qëlluar me armë zjarri punonjësin e IMT-së që ka ekzekutuar vendimin për shembjen e shtëpisë së tij.

Sapo Muça ka shkuar në shtëpi ka nisur të konfrontohet fizikisht me punonjësit e policisë dhe IMT-së. Pas kësaj ai ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në bark punonjësin 52-vjeçar Ilirjan Gavelli.

Mësohet se në momentin që Muça ka qëlluar ndaj Gavellit ai ka qenë në gjendje të dehur dhe i pavetëdijshëm për atë që po bënte. Ai po mbahet në komisariatin numër 1 por nuk është marrë ende në pyejte pasi nuk është në gjendje të japë dëshmi. Sipas mediavd në vendin ku është shembur objekti i Qani Muçës është planifikuar të ndërtohet një pallat .

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit