Ndodh në Greqi! Prindërit e harruan në makinë, vdes 8-vjeçarja

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.08.2022, 22:23

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në një lagje rome në Halandri, Greqi. Mediat vendase bëjnë me dije se një vajzë 8-vjeçare është gjetur e braktisur dhe pa ndjenja në një makinë nga një kalimtar i rastit.

Sapo vajza u dërgua në spital, aty u konstatua se ajo kishte vdekur prej të nxehtit. Prindërit e saj, një 27-vjeçar dhe një 29-vjeçar, të dy romë, u arrestuan dhe u dërguan në prokurori, pasi po hetohet se si 8-vjeçarja u fut në automjet dhe sa orë qëndroi aty.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit