Aksident në Levan-Tepelenë, plagosen rëndë 8 persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.08.2022, 21:30

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostradën Levan- Tepelene në afërsi të fshatit Malas në Mallakastër. Nga informacionet e deritanishme bëhet e ditur se nga përplasja e dy automjeteve tip “Benz” dhe “Renault” janë plagosur rëndë 8 persona.

Në media raportohet se të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Fierit.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vend ngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti masiv.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit