Çmenduri në Potam/ Pak ditë pas tragjedisë që i mori jetën Jonadës, skafet nuk pyesin për askënd

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 12.08.2022, 19:16

Vetëm pak ditë pas tragjedisë së rëndë që i mori jetën në mënyrë absurde vogëlushes Joniada Avdija, skafet janë rikthyer përsëri në breg të detit. Bëhet fjalë për të njëjtin vend, Potamin, madje për të njëtën vendndodhje ku humbi jetën Jonada e vogël.

Duket se gjithçka ka qenë një farsë dhe zhurmë mediatike nga ana e policisë se gjoja po bëjnë punë, pasi në realitet duket se asgjë nuk ka ndryshuar.

Madje edhe pas pezullimit të 15 zyrtarëve të policisë, situata vazhdon po njëlloj. Kanë qenë pushuesit e shumtë ata që kanë denoncuar pasditen e sotme me foto dhe video se një skaf i madh ka hyrë mes njerëzve dhe ka parkuar buzë detit, pa respektuar asnjë ligj.

Duket mjaft qartë se si pranë skafit ka një numër të lartë fëmijësh që luajnë në breg të detit, ndërkohë policia nuk duket askund.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit