Lindita Nikolla shpërdoron 310 milionë për kondicionerë në tenderin e manipuluar

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 06.08.2022, 22:43

Lindita Nikolla është aktualisht Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë. Por në vend që të jetë model në pozicionin e punës që ka, duket se edhe ajo ka filluar të veprojë si “shokët” e “shoqet” e saj në qeveri duke abuzuar me tenderat e institucionit që ajo drejton. Kështu bëhet fjalë për një tender të organizuar nga Kuvendi në lidhje me ajrin e kondicionuar në sallën plenare.

Tenderi në fjalë mban numrin e referencës REF-36075-07-12-2022 dhe ka si objekt “F.V TE SISTEMIT PER TRAJTIMIN E AJRIT DHE KONDICIONIMIT NË SALLËN PLENARE”. Fondi limit i kësaj procedure është 26,281,128 lekë të reja pa TVSH ose rreth 315 milionë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse shfletojmë dokumentacionin përkatës të këtij tenderi përballemi me disa fakte tepër të dyshimta që të shtyjnë të dyshosh se kemi të bëjmë me një tender të manipuluar.

Shikohet se në garë kanë marrë pjesë tre operatorë ekonomikë, nga të cilët dy kanë ofruar zero lekë. Rrjedhimisht ka fituar vetëm kompania e cila ka dhënë ofertë, e që në rastin konkret bëhet fjalë për bashkimin e operatorëve ekonomikë “ALTEC” SHPK dhe “B93 II” shpk me ofertë 25.725.593 lekë të reja pa TVSH ose rreth 310 milionë lekë të vjetra me TVSH. Jo vetëm mungesa e ofertave nga dy pjesëmarrësit e tjerë, por edhe fakti që oferta fituese është sa 97.88% e fondit limit, ngrejnë dyshime të forta se kemi të bëjmë me në fitues të paracaktuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit