Mirlinda e AKSHIT “gostit” me 3.8 miliardë Gerond Meçen ndonëse ofroi më shumë se të tjerët

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.08.2022, 22:20

Tenderat e AKSHIT janë ndër ato procedura prokurimesh që kanë shpesh ndër vlerat më të larta. Përgjithësisht Mirlinda Karçanaj dorëzon lart e poshtë tendera në vlera disa miliardash. Por në vend që të marrë sa më shumë masa për të mbrojtur sistemet elektronike të qeverisë nga sulmet e ndryshme, Mirlinda duket se gjen kohë për t’i dhënë gati 4 miliard lekë Gerond Meçes të firmës Advanced Business Solutions.

Kjo ka ndodhur në tenderin me numër reference REF-32509-06-10-2022 dhe me objekt “Implementimi i laboratorëve TIK në shkolla- për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit”. Procedura në fjalë ka patur një fond limit prej 333,333,340 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 4 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Por nëse shohim dokumentacionin e tenderit, përballemi me një habi të vërtetë.

Nga 5 firma që kanë marrë pjesë, njëra nuk ka dhënë fare ofertë. Ndërsa nga 4 firmat e tjera, 2 kanë ofruar vlerë më të vogël se fituesi. Por kriteri i përzgjedhjes së fituesit, sipas dokumentacionit të tenderit është çmimi më i ulët, por për çudi ky fakt nuk është zbatuar aspak, përsa kohë rezulton të ketë pasur 2 firma me ofertë më të ulët se fituesi.

Madje me diferenca tepër të konsiderueshme. Kështu nëse llogarisim diferencën mes fituesit dhe firmës me ofertën më të ulët, ajo del rreth 1 miliardë lekë. Pra ndonëse dikush nga garuesit ka ofruar 1 milairdë lekë më pak, kjo nuk është marrë aspak në konsideratë dhe fitues është shpallur kompania e Gerond Meçes së bashku me firmën tjetër ALBASCAN në pronësi të Elton dhe Elision Jorgjis.

Nga ana tjetër oferta fituese është sa 93% e fondit limit, duke ngritur dyshime të forta se kemi të bëjmë me një fitues të paracaktuar. Gerond Meçe njihet ndërkohë si miku i ngushtë i Armand Frangut që është edhe baxhanaku i kryeministrit Edi Rama.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit