SKANDALI/ Në vend të mbrojë popullin, Policia e Shtetit harxhon 35 milionë për materiale fotografike në tenderin pa garë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 04.08.2022, 21:09

Të gjitha faktet po tregojnë që askush nuk ka pyetur për zbatimin e ligjit në Shqipëri. Deri në ditën e tragjedisë së Potamit në Himarë, bregu ishte shndërruar në një kaos të vërtetë ku njerëz të papërgjegjshëm bënin akrobacira në det duke rrezikuar jetën e pushuesëve. Këta njerëz jo se ishin më të shkathët, por thjesht nuk i ndalonte askush pasi zbatimi i ligjit mungonte kushedi se për çfarë arsye.

Por në vend që Policia e Shtetit të marrë masa e të rrisë kapacitetet e saj kontrolluese për t’u shërbyer sa më mirë qytetarëve në zbatim të ligjit, rezulton se ka harxhuar plot 35 milionë lekë të vjetra të taksave të popullit për të blerë materiale fotografike. Nuk dihet nëse këto materiale janë të nevojshme për të propaganduar sikur po punohet, por ajo që është më e rëndësishme është se ky institucion rezulton të jetë përfshirë në një skandal të vërtetë pasi tenderi për blerjen e këryre materialeve është tepër i dyshimtë, madje i denjë për SPAK.

Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me numër reference REF-36262-07-13-2022 dhe me objekt "Blerje materiale fotografike", me autoritet kontraktues Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Tenderi është i dyshimtë për 2 arsye themelore. Së pari kemi të bëjmë me një mungesë totale të konkurrencës, pasi në garë ka marrë pjesë vetëm fituesi, përkatësisht firma ALBAPHOTO në pronësi të shtetasit Alban Xhaferi.

Së dyti, kjo firmë ka dhënë një ofertë të barabartë me 100% të fondit limit. Pra ka ofruar pikërisht aq sa parashikohej limiti maksimal, përkatësisht 2,915,450 lekë të reja pa TVSH ose rreth 35 milionë lekë të vjetra me TVSH. Për fat të keq, ky nuk është një “fake news”, përkundrazi, është nga ata që të dërgojnë direkt e në SPAK.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit