Rrëzohet tenda e kalçetos në Sarandë, një 22-vjeçar niset për spital

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.07.2022, 21:42

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë sot qytetin e Sarandës. Nga stuhia është regjistruar edhe një i lënduar. Bëhet fjalë për një 22-vjeçar, i cili ishte duke luajtur kalçeto, por era e fortë rrëzoi tendën.

I riu është dërguar menjëherë në spital.

Njoftimi i policisë:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:50, në vendin e quajtur “Ura e Gajdarit”, si pasojë e motit të përkeqësuar, është rrëzuar tenda mbrojtëse e një kalçetoje sportive dhe për pasojë është dëmtuar shtetasi A. K., rreth 22 vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjeksore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit